Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Thessalonians 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet, mbë Perëndin’ Atinë t’anë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht:
2 hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3 Kemi detyrë me iu falunë ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllazën, sikurse vëjen, sepse po shtohetë fort besa juei, edhe po shumohetë dashunia e kuit-do prei gjithë jush mbë njiani tietërinë.
4 Kaqi sa na vetë mburremi për ju ndë kishat Perëndisë, për duriminë tuei edhe për besënë ndër gjithë ndiekunat tuaja, e ndër shtrëngimet qi hiqni,
5 qi ajo ashtë diftim i gjyqit dreitë Perëndisë, për me u bamë ju zotënit’ e mbëretënisë Perëndisë, qi pësoni për ate.
6 Sepse asht’ e udhësë përpara Perëndisë me u dhanë shtrëngim atyneve qi u shtrëngojnë juve,
7 por juve qi shtrëngohi prajtunë bashkë me ju, kur diftohetë Zoti Iesu prei qiellit bashkë me engjujt e fuqisë vet,
8 me ziarrm flake, tue ua shpaguem atyneve qi s’ngjofinë Perëndi, edhe atyneve qi nuk’ i ndëgjojn’ ungjillit Zotit t’ynë Iesu Krishtit,
9 cillëtë kanë me u munduem me vdierrë pasosunë prei faqesë Zotit, edhe prei laftit fuqisë ati,
10 kur vijë lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë.
11 Përandai edhe na lutemi përherë për ju, qi t’u bajë Perëndia juei zotënit’ e thërritëmesë vet, edhe mbushi gjithë pëlqimin’ e mirësë, edhe punën’ e besësë me fuqi,
12 qi lavdohet’ emëni i Zotit t’ynë Iesu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’atë, mbas hirit Perëndisë t’onë, edhe Zotit Iesu Krisht.